Pjesë e ‘Dosjes 339’, SPAK kërkon mbi 50 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS dhe disa të arrestuar të tjerë
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën për të arrestuarit si pjesë e “Dosjes 339”. Në këtë dosje përfshihet çështja e laboratorit të drogës që u kap në Has, tjetërsimi i pronave dhe votat.
Mësohet se SPAK ka kërkuar në total më shum se 50 vite burg për të arrestuarit. Specifikisht, kreu i grupit të Avdylajve, Altin Avdylaj, sipas Prokurorisë së Posaçme duhet të dënohet me 6.8 vite burg. Po me kaq vite SPAK kërkon të dënohet edhe Orges Jahoelezi.
Gjithashtu, organi i akuzës kërkon që vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Gjevi Ndoka, të dënohet me 8 vite burg. Po me kaq vite burg Prokuroria kërkon që të dënohet dhe Petrit Sulejmani.
Spak kërkon që Esat Mehmeti dhe Hajri Seferi, gjithashtu, të dënohen me nga 10 vite burg secili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



