Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook një video për të cilën thotë se është filmuar në Fier dhe duken qytetarë të komunitetit rom teksa tentojnë të marrin ndihma.
Dhjetëra njerëz janë grumbulluar duke mos respektuar distancën, ndërkohë që policisë duken të pafuqishëm për të vënë rregull.
‘Kjo është ndihma që jep narkopolicia në luftën kundër COVID-19”, shkruan Berisha.
Përmes një postimi në Twitter, ai e quan të turpshme dhe të inskenuar nga Partia Demokratike.
Sipas Ramës, kjo është një gënjeshtër, ku romët përdoren si mish për top.
‘E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore’, shkruan kryeministri.




