E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PL thotë se Vekuaj duhet të ishte në burg :  Hoqi 4.3 milionë euro nga fondi i dedikuar për arsimit dhe i transferoi tek inceneratori i Tiranës
Lajme

PL thotë se Vekuaj duhet të ishte në burg : Hoqi 4.3 milionë euro nga fondi i dedikuar për arsimit dhe i transferoi tek inceneratori i Tiranës

Këshilltarët e Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës i kanë drejtuar gishtin e akuzës, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor i projektit korruptiv të inceneratorit të Tiranës dhe për të cilin duhet të ishet marrë i pandehur nga drejtësia.

Këshilltari bashkiak Endrit Brahimllari në fjalën e tij para mediave sot tha:

“Bashkia e Tiranës paguan miliona euro nga taksat e qytetarëve për inceneratorin që nuk ekziston. Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për inceneratorin e Tiranës, është ideatori, urdhëruesi dhe zbatuesi i këtij projekti korruptim.

Firma e tij në kundërshtim me ligjin, duke marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak i hap rrugën koncesionit të inceneratorit. Me autoritetin e Kryetarit të Bashkisë, Veliaj ka nxjerrë disa urdhra mbi procedurat e inceneratorit të Tiranës.

Ka mbi dy vite që Veliaj nuk dërgon përfaqësuesit e Njesisë së Zbatimit të Projektit për të ndjekur nga afër ecurinë e zbatimit konkret.  Vetëm me këto fakte, Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur përpara organeve të drejtësisë.

Veliaj, në mbledhjen e muajit tetor, hoqi 4.3 milionë euro nga fondi i dedikuar për arsimit dhe i transferoi tek inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston. Fëmijët do të vazhdojnë të vuajnë mësimin me dy dhe tre turne sepse Veliaj paratë dedikuar Arsimit, i dërgon tek inceneraroti.

Veliaj ka përcaktuar në Buxhetit 20024, që buron nga taksat e qytetarëve, 29 milionë euro, ndarë në dy zëra: 16.7 milionë euro për pastrimin e qytetit dhe 11.9 milionë euro shpenzime për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi të venddepozitimit ekzistues në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Bëhet fjalë për inceneratorin që nuk ekziston, që duhej të prodhonte energji.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.