E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e Vis Korçarit  me armë dje në Elbasan, arrestohet dy persona të tjerë
Publik News

Plagosja e Vis Korçarit me armë dje në Elbasan, arrestohet dy persona të tjerë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku rreth orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu” gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh pati shkëmbim zjarri.

Në pranga kanë rënë shtetasi F. F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, Migret Qosjes.

Më herët është arrestuar Elvis Koçi (Çaushllari). Konflikti ka nisur pasi  Elvis Koçi (Çaushllari). duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën dhe armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, vënia në pranga e njërit prej autorëve dhe shpallja në kërkim e një tjetër autori. Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga specialistët për Hetimin e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi M. Q.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.