Plagosja në ish-Bllok/ Autori dhe i dëmtuari heshtin para policisë, arrestohet edhe një 35-vjeçar i lidhur me ngjarjen
Zbulohen të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e ish-Bllokut.
Pas një sherri mes një grupi të rinjsh i plagosur mbeti 32-vjeçari Ilir Shkurti, ndërsa u prangos nga policia Kridenc Mucollari, 38 vjeç.
Mesohet se pikënisja e sherrit mes të rinjve është e vjetër, që kurse ata kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se lidhet me aktivitete të paligjshme.
Duket se këto konflikte kishin çuar ata që të përballeshin për t’u sqaruar. Këta dy persona nuk kanë pranuar që të japin deklarim për policinë në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë, Policia bën me dije se është ndaluar drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ që u sekuestrua mbrëmë nga uniformat blu. I arrestuari është shtetasi Renis Selimaj, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË
Dokumentohet plagosja e ndodhur mbremjen e djeshme tek “Shallvaret”.
Vihet në pranga edhe 35-vjeçari, i cili u largua ditën e djeshme gjatë kohës së kapjes në flagrancë së autorit të dyshuar të ngjarjes.
35-vjeçari i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” tek “Shallvaret” ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh dhe u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes si autor i dyshuar shtetasi K. M, 38 vjeç, sherbimet e Policisë në Komisariatin Nr.2 kanë vijuar më kontrolle të imitësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të 2 të përfshirë në ngjarje.
Në vijim të veprimeve është bërë ndalimi i shtetasit R. S, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. M, 38 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme)dhe shtetasi R. S, 35 vjeç, janë autorë të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit, I. Sh. Ngjarje e ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të metejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



