E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja në Laprakë/ Shkak i konfliktit u bë prishja e pazareve të drogës
Lajme

Plagosja në Laprakë/ Shkak i konfliktit u bë prishja e pazareve të drogës

Detaje të reja nga konflikti djeshëm me armë në Laprakë.

Shkak për konfliktin është bërë prishja e pazareve të drogës në Gjermani.

Elvis Nela dhe Mario Nela kanë pasur një përplasje në Gjermani për pazare droge. Ata e kishin lënë për t’u sqaruar në Shqipëri.

Mario Nela ka ardhur në Shqipëri të martën dhe dje është takuar me Elvis Nelën për t’u sqaruar.

Diskutimi më pas ka degraduar në përplasje me armë ku dyshohet se Mario Nela ka plagosur me armë Evis Nelën.

Ai ka shkuar vetë në spital teksa është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim Mario Nelën, ndërkohë ka arrestuar babain e tij Gentjan Nela dhe vëllain e tij Emanuelin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.