E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosje me armë zjarri në Institut
Flash

Plagosje me armë zjarri në Institut

Një ngjarje me përdorim armësh zjarri ka dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Tiranë, ku një shtetas ka përfunduar i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital. Policia po heton rrethanat e incidentit dhe po punon për identifikimin e autorit.

Rreth orës 22:20, në Spitalin e Traumës është paraqitur shtetasi Marilen Jata. rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institutit.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve spitalore.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.