E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosje me thikë në Sarandë 26-vjeçarin, në kërkim autori
Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë 26-vjeçarin, në kërkim autori

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar, i identifikuar si Edmond Abazi, i njohur ndryshe me nofkën “Monçja”, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në zonën e quajtur “Plazhi i Ri”.

Sipas të dhënave paraprake, Abazi dyshohet se ka qëlluar me thikë një 26-vjeçar, Enkel Dano, duke i shkaktuar plagë në pjesën e poshtme të shpinës. I riu është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se i shpalluri në kërkim ka një të kaluar të ngarkuar kriminale, duke qenë më herët i përfshirë në vepra të ndryshme penale, si plagosje e rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje, vjedhje, dëmtim prone, drejtim i parregullt i mjetit, dhunë në familje, kundërshtim për shkak të detyrës si dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë, edhe i plagosuri Enkel Dano rezulton me precedentë penalë, kryesisht në fushën e narkotikëve, për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndaluara.

Forcat e policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.