E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PLANE PËR TË BLERË TOKA NË BREGDET? ARTAN LAME KA NJË THIRRJE TË VLEFSHME
Lajme

PLANE PËR TË BLERË TOKA NË BREGDET? ARTAN LAME KA NJË THIRRJE TË VLEFSHME

Jeni në tentativa për të blerë një tokë në zonat bredgetare?

Ndiqni më parë udhëzimet e Artan Lames, kreut të ALUIZNI-t, i cili përmes një konference për mediat u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin më parë udhëzimet e tij.

Sipas Lames, janë evidentuar një sërë rastesh kur është abuzuar me dokumentet dhe falsifikimin e pronave në vijën bregdetare, ndërsa iu referua çështjes së pronave në Spille.

Lame garantoi po ashtu qeveria ka ndërmarrë një skemë veprimi për kthimin e pronave te pronarët dhe privatizimin e tyre na bazë të procedurave.

“Pronat do kenë destinacion të qartë, do të kompesohen ish pronarët dhe për investime në turizmë. Ky fenom zhvatje është vënë re në gjithë bregdetin, si të Velipojës, Lezhës, Kune Vainit, Gjirin e Lalzit, Spillesë, Semanit, Nartës, Orikumi dhe gjithë bregdeti i rivierës në Jug. Janë ndarë si toka bujqësore, kënetat, moçalet, duke kthyer të pafrytshme në toka bujqësore, poligone e reparte ushtarake. Ju bëj thirrje qytetarëve që duan të blejnë një pronë që përmes disa institucioneve shtetërore të verifikojnë dokumentet në hipoteka dhe të mësojnë për origjinën e këtyre pronave”, u shpreh Lame.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.