E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plani i emergjencës! Kërcënimi rus, Gjermania mobilizon ushtrinë
Bota

Plani i emergjencës! Kërcënimi rus, Gjermania mobilizon ushtrinë

Forcat e armatosura gjermane po hartojnë një plan emergjence tronditës: në rast të një konflikti të madh mes NATO-s dhe Rusisë, spitalet ushtarake duhet të jenë gati të trajtojnë deri në 1,000 të plagosur çdo ditë.

Kjo masë pasqyron frikën në rritje të një përshkallëzimi të mundshëm, me paralajmërimet e NATO-s se Moska mund të nisë një sulm të gjerë deri në vitin 2029.

Pavarësisht se Kremlini mohon çdo përgatitje për luftë me Perëndimin, shkeljet e hapësirës ajrore nga avionë dhe dronë rusë mbi Poloni e Estoni kanë shtuar tensionet.

Kryemjeku i ushtrisë gjermane, Ralph Hoffman, tha se numri i të plagosurve do të varet nga intensiteti i luftimeve, por llogaritjet janë shqetësuese: “Realisht, po flasim për rreth 1,000 ushtarë të plagosur në ditë.” Ai shtoi se përvoja nga Ukraina ka treguar se natyra e luftës ka ndryshuar: sot plagët vijnë më shumë nga shpërthimet e dronëve dhe municioneve, sesa nga armët e zjarrit.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, konflikti më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, ushtritë evropiane po forcojnë përgatitjet për një skenar lufte. Gjermania ka intensifikuar trajnimin mjekësor dhe planifikon të rrisë ndjeshëm kapacitetet e mbrojtjes civile.

Kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, Ralf Tischler, ka paralajmëruar se iluzioni i së shkuarës, se lufta nuk mund të ndodhë më në Evropë, ka marrë fund. “Gjermania duhet të jetë e përgatitur për një luftë të mundshme agresive”, tha ai.

Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar gjithashtu për një “mobilizim kombëtar”, me qëllim që tunelet, garazhet nëntokësore, stacionet e metrosë dhe bodrumet e ndërtesave publike të kthehen në strehimore për deri në 1 milion qytetarë në rast sulmi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.