Plani i ri i masave, ja zonat e reja të gjelbra, nga Tropoja në Vlorë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar sot planin e masave deri në 18 maj dhe shumë qytete i janë shtuar listës së zonave të gjelbra.
“Sipas ecurisë së kurbës e indikatorëve të sistemit shëndetësor, nga 4 maji të përfshihen si zona të gjelbra, me risk te ulet te perhapjes se infeksionit, Tropoja, Rrogozhina, Peqini, Belshi, Cërrik, Gramsh, Ujë Vajgurore, Berat, Poliçan, Devoll, Pustec, Maliq, Vlorë, Selenicë e Mallakastrër. Këto zona do kenë të njëjtat orare levizje si ato te zonave tashme te gjelbra’.
Ministrja tha se do të lejohen taksite në gjithë territorin e vendit deri në dy pasagjerë anëtar të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase dhe personat që do riatdhesohen do vetëkarantinohen në banesë”.
“Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë”, bëri të ditur ministrja.
Manastirliu tha se “zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të percaktuara për këto zona.
Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



