Plas keq mes Kiarës dhe Dojnës: Përmend emrin tim për t’u klikuar!
Kiara Tito ka reaguar lidhur me deklaratën e Dojna Memës, e cila tha se e ka hequr nga Instagrami pa asnjë motiv. Pas disa ditësh heshtje, Kiara ka vendosur të sqarojë situatën dhe t’i japë fund zërave që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
E ftuar në programin “Goca dhe Gra”, Kiara u shpreh se: “Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do të ishte kaq i madh meraku, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave,” tha Kiara.
Ajo e theksoi se shpesh është sulmuar pa të drejtë në media, por gjithmonë ka preferuar të qëndrojë e qetë dhe të mos viktimizohen.
Kiara vijoi më tej: “Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë kam qenë sulmuar, por nuk jam viktimizuar.”
Duket se Kiara e ka vendosur të mos lejojë që drama dhe spekulimet të ndikojnë në jetën dhe karrierën e saj, duke preferuar që të flasë hapur dhe të tregojë se nuk është e interesuar për konflikte të panevojshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



