Plas kokaina në Itali/Vetëm të enjten arrestohen 5 shqiptarë
Qindra e qindra shqiptarë janë “punësuar” në biznesin e kokainës në Itali. Ata e “punojnë” kokainën me gramë, me kile e në rste të rralla edhe me kuintalë. Vetëm në Firence e në rrethina gjatë kësaj të enjteje (21 dhjetor) karabinierët arrestuan 5 shqiptarë, që merreshin me shitje kokaine. Atyre iu kapën 2,8 Kg. kokainë si edhe gjysëm kile substancë përzjerëse. Të arrestuarve iu sekuestruan edhe 21 460 euro kesh të dyshuara si të fituara nga shitja e kokainës. Shqiptarët e arrestuar janë: N.E. 32 vjec, C.F. 30 vjec, K.A. 31 vjec, G.A. 30 vjec, të pa punë, ndërsa D.B 41 vjec rezulton pronar i një biznesi të vogël (artizan)./ Gjergj Thanasi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



