E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plas skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes
Lajme

Plas skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes

Skandali i basteve në Turqi vazhdon të trondit futbollin e vendit, ndërsa dalin detaje të reja nga hetimet e autoriteteve.

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit njoftoi se janë arrestuar 35 persona në kuadër të fazës së dytë të hetimeve, të njohura si “Hetimet e Basteve në Futboll”. Në total, 46 të dyshuar janë nën hetim në Stamboll dhe 16 provinca të tjera, ndërsa pesë prej tyre ndodhen jashtë vendit dhe përpjekjet për t’i arrestuar vazhdojnë.

Mes të arrestuarve janë futbollistë të njohur nga klubet më të mëdha turke. Lojtari i Galatasaray, Metehan Baltaçi, akuzohet për bast në një ndeshje të ekipit të tij, ndërsa Mert Hakan Yandaş i Fenerbahçes dyshohet se ka vënë bast përmes një pale të tretë. Në total, 27 futbollistë u zbulua se kishin vënë bast në ndeshjet ku marrin pjesë.

Përveç lojtarëve, pesë persona, përfshirë pronarin e Ankarasporit, Ahmet Oktan, presidentin e Ankarasporit, Emin Katipoğlu, presidentin e Belediyesporit, Sahin Kaya, dhe dy trajnerë, po përballen me akuza për manipulim të ndeshjeve. Hetimet zbuluan përpjekje për të ndikuar në rezultatin e ndeshjeve Ankaraspor-Belediyespor më 28 prill 2024 dhe Umraniyespor-Giresunspor më 24 dhjetor 2023.

Operacioni policor përfshiu urdhrin e arrestimit, ndalimit, kontrollit dhe sekuestrimit të lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Stambollit, në përputhje me Ligjin Nr. 6222 për Parandalimin e Dhunës dhe Çrregullimit në Sport. Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar të gjitha veprimet e dyshuara dhe për të ndaluar përfshirjen e mëtejshme në veprimtari të paligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.