“Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 35 vite burg për 15 të pandehurit
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, një prej çështjeve më të bujshme të krimit të organizuar në Shqipëri, duke kërkuar dënime të rënda me burg për 15 të pandehurit.
Në kërkesat drejtuar gjykatës, SPAK ka propozuar dënime që variojnë nga 9 deri në 35 vite burg, ndërsa për disa prej emrave të njohur të kësaj dosjeje janë kërkuar masa të konsiderueshme ndëshkuese.
Në listën e të pandehurve përfshihen Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Erion Alibej, Altin Ndoci dhe persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në aktivitetet kriminale që janë bërë objekt i hetimeve në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Dënimet që kërkon SPAK për 15 të pandehurit:
-
Henrik Hoxha – 35 vite burg
-
Petrit Qoli – 35 vite burg
-
Besian Xhixha – 25 vite burg
-
Enver Diva – 25 vite burg
-
Altin Ndoci – 25 vite burg
-
Xhulian Hoxha – 20 vite burg
-
Agron Qoli – 20 vite burg
-
Asllan Plaku – 20 vite burg
-
Fatos Gosa – 20 vite burg
-
Erion Alibej – 15 vite burg
-
Adrian Uzuni – 15 vite burg
-
Albert Pashaj – 15 vite burg
-
Skerdi Tase – 13 vite burg
-
Nuredin Dumani – 10 vite burg
-
Gentian Sharra – 9 vite burg
Mes emrave të përfshirë në këtë proces janë edhe tre persona që kanë statusin e të penduarit të drejtësisë: Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erion Alibej.
Tashmë çështja hyn në një fazë tjetër të rëndësishme të procesit gjyqësor. Pas paraqitjes së kërkesave të SPAK, pritet që gjykata të shqyrtojë pretendimet e prokurorisë dhe qëndrimet e palëve përpara se të shpallë vendimin përfundimtar.
Duhet theksuar se bëhet fjalë për dënimet e kërkuara nga Prokuroria e Posaçme në pretencë dhe jo për vendimin përfundimtar të gjykatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



