Plumbi në zemër i mori jetën 26-vjeçarit, shoqërohen në Polici 16 persona
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur orët e para të mëngjesit ku është ekzekutuar efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, Xhulio Prela, në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.
Bëhet me dije se Prela po kthehej nga Rinasi, kishte çuar në aeroport disa familjarë.
Xhami i përparëm i makinës në anën e pasagjerit është konstatuar i hapur, duke hedhur dyshime se viktima mund të jetë takuar me autorin e vrasjes, pasi gjuajtja ka qenë shumë afër.
Mësohet se Xhulio Prela është qëlluar tre herë me një pistoletë ‘TT’, ndërsa një plumb në zemër i ka marrë jetën 26-vjeçarit.
Bëhet me dije se Policia ka identifikuar autorët dhe mjetin me të cilin ata i zunë pritë 26 vjeçarit efektiv i FNSH.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Zvdr i Përgjithshëm Albert Dervishaj. Ndërkohë, FNSH dhe RENEA po krehin zonën për kapjen e autorit. Deri tani janë shoqëruar në Policinë e Lezhës 16 persona.
Kujtojmë që efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, Xhulio Prela, mbeti i vrarë në një atentat në orën 02.20 të mëngjesit të sotëm, në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.
Një vit më parë Xhulio Prela ishte futur në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, ndërsa vazhdonte studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, në vitin e 3-të.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



