“Po detyrohet nga Rama”, Malltezi shpjegon refuzimin e Kokës: Aferë kriminale, firma që…
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, e ka një shpjegim se përse deputeti i LSI-së, Lefter Koka, doli kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatin e deputetit. 
Në një postim në “Facebook”, Malltezi tha “Lefteri po detyrohet nga Rama për shkak të një firme të hedhur
“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro, por Teri ka firmos për këtë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfare halli i madh i ka zanë?”, – shkruan Malltezi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



