E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po e ndiqnin, e mitura në Tiranë plagos veten dhe godet policen
Flash

Po e ndiqnin, e mitura në Tiranë plagos veten dhe godet policen

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 16-vjeçare dyshohet se është përndjekur nga dy persona.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë referuar materiale shtesë në Prokurori për shtetasin J. Ll., i cili ndodhet aktualisht në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), si dhe për vetë të miturën.

Dyshohet se J. Ll., në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, ka përndjekur vajzën 16-vjeçare. Si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike që ka përjetuar, ajo është vetëdëmtuar lehtë me një mjet prerës dhe ka goditur një punonjëse policie gjatë marrjes në pyetje për rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J. Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.