E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po fuste naftë kontrabandë, arrestohet pronari i një ‘Audi Q7’
Lajme

Po fuste naftë kontrabandë, arrestohet pronari i një ‘Audi Q7’

Kriza e çmimit të naftës po i prek të gjithë. Në Shqipëri, nafta tregtohet me 205 lekë, afro 33 lekë më shumë seç duhet të ishte. Bordi i Transparencës po mban në shifra më të larta se vendet e Rajonit çmimin e naftës, duke detyruar shqiptarët të gjejnë zgjidhje alternative.

I tillë ishte rasti i një 34-vjeçari i cili po kthehej nga Maqedonia e Veriut me disa bidona naftë të mbushur në shtetin fqinj. Ai ishte duke udhëtuar me një ‘Audi Q7’, në momentin kur po kalonte në pikën kufitare të Bllatës. Policia Kufitare pas kontrolleve, e arrestoi të riun pasi nuk kishte asnjë dokument për sasinë e naftës së gjetur në bagazh.

Ndaj shtetasit me iniciale K.B., akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”. Policia nuk ka dhënë informacione mbi sasinë e e gjetur, por fakt është se shumë shqiptarë po mundohen të marrin naftë nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, pasi kushton më pak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.