Po hetohet nga SPAK-u, jep dorëheqjen kreu i FSHU-së
Mesohet se ka dhënë dorëheqjen Elton Servani, kreu i FSHU-së, Furnizuesi i Shërbimit Universal.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte nisur hetimet ndaj disa zytarëve të OSHEE-së, mes të cilëve edhe Servani.
Mësohet se SPAK-u po heton një skemë ku fshiheshin debitë nga sistemi dhe gjatë aksionit janë sekuestruar dokumente dhe 2 celularë.
SPAK ka sekuestruar telefonat e Servanit dhe Romeo Karajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



