Selin Bollati: Bashkëshortja po i qëndron pranë Adi Hilës
Emisioni “Goca dhe Gra” riktheu mbrëmjen e sotme në ekran sezonin e ri, me një panel të përbërë nga Ori Nebijaj, Ema Andrea, Selin Bollati dhe Orinda Huta.
Që në nisje, tema e diskutimit ishte një nga çështjet që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet gjatë ditëve të fundit: videot intime të personazheve të njohur, të cilat janë shpërndarë në mënyrë masive në platformat online.
Diskutimi nuk u ndal vetëm te publikimi i materialeve private, por u zhvendos edhe te mënyra se si shoqëria reagon ndaj personave që shfaqen në to, veçanërisht grave.
Selin Bollati e nisi argumentin e saj duke sjellë në vëmendje një rast të njohur nga edicioni i parë i “Big Brother VIP”, atë të Beatriks Ramosajt. Sipas saj, reagimi publik ndaj Ramosajt në atë kohë ishte shumë i ashpër, ndërsa sot standardi i gjykimit duket ndryshe.
Bollati e cilësoi këtë si një sjellje hipokrite të shoqërisë, duke argumentuar se nuk mund të ndryshohen parimet vetëm në varësi të personave apo situatave.
Qëndrim tjetër mbajti Orinda Huta. Ajo kundërshtoi krahasimin dhe argumentoi se fakti që një person është gjykuar në mënyrë të ashpër në të kaluarën nuk do të thotë se e njëjta qasje duhet të përsëritet sot.
Debati u zhvendos më pas te përgjegjësia e personave që përfshihen në një marrëdhënie dhe te rasti i kompozitorit Adi Hila. Selin Bollati përmendi edhe informacionin që, sipas saj, ka marrë në lidhje me situatën familjare të Hilës.
Ndërsa Orinda Huta theksoi se publiku nuk mund të dijë se çfarë ndodh realisht brenda një familjeje dhe se nuk mund të nxirren përfundime pa njohur marrëdhënien mes partnerëve.
Diskutimi vijoi me tone të forta, ndërsa në një moment u përmend edhe gjendja shëndetësore e personit të përfshirë.
Pjesë nga diskutimi i zhvilluar:
Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Beatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.
Orinda: Nuk mund t’i paralelizojmë, se kryqëzuam Beatriks, nuk mund ta bëjmë edhe tani, a nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?
Selin: Duhet të jemi si parimet e kulturës sonë.
Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta.
Selin: Nuk mund të bëhemi mendjehapur deri në ekstrem.
Orinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?
Selin: Nuk po themi që t’i kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.
Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.
Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës ta quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.
Ori: Është i sëmurë ai personi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



