E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po lufton në vijën e parë kundër Rusisë, Vitali Klitschko e pranon: Kemi vrarë gjashtë persona
Lajme

Po lufton në vijën e parë kundër Rusisë, Vitali Klitschko e pranon: Kemi vrarë gjashtë persona

Ish-boksieri i peshave të rënda, Vitali Klitschko, ka pranuar se ka vrarë gjashtë persona duke mbrojtur Ukrainën kundër pushtimit rus.

Kryebashkiaku aktual i Kievit po lufton në vijën e parë së bashku me vëllain dhe ish-kampionin e botës në peshë të rëndë, Wladimir, pasi dyshja zgjodhi të rrëmbejë armët kundër ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin.

Në një intervistë me Sky News, 50-vjeçari u mor në pyetje mbi raportet që sugjeronin se forcat ukrainase po kërkonin grupe të veçanta ruse brenda kryeqytetit.

Kur u pyet se sa “i suksesshëm” kishte qenë operacioni një natë më parë, Vitali u përgjigj: “Ne vramë disa njerëz, mendoj se gjashtë persona natën e kaluar”.

Vitali shtoi se populli ukrainas do të luftojë për aq kohë sa duhet për të mbrojtur atdheun e tij, ndërsa udhëzon rusët të ‘kthehen në shtëpi’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.