Po shpërndante çakull elektoral, kamioni del nga rruga dhe përfundon në nënstacionin elektrik
Një kamion që po shpërndante çakull elektoral në fshatrat e Bashkisë Dimal, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë një nënstacioni elektrik. Mësohet se drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë, teksa aksidenti është regjistruar për shkak të rrugës së amortizuar.
Në të gjitha bashkitë, ka filluar fushata dhe asfalti e çakulli elektoral janë dy aksionet që po ndërmerren më shumë.
Pak ditë më parë, JOQ Albania publikoi videon ku bashkia Dimal, shpërndante dhe të kuq në rrugët e amortizuara. Një qytetar i kërkonte shpjegim punëtorëve se pse ata kishin ardhur pikërisht para zgjedhjeve, teksa këta të fundit thonin se i kishte dërguar qeveria.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



