Po sikur Ukraina të kapitullojë?
Evropa ofron deklarata banale, Trump ngurron, teksa Ukraina dhe populli i saj i jashtëzakonshëm janë në prag të kolapsit. NATO duhet të ndërhyjë.
Nga Simon Tisdall “The Guardian”
Për 40 muaj mizorë dhe të përgjakshëm, Ukraina ka luftuar ndaj pushtuesit rus. Që nga shkurti i vitit 2022, kur filloi sulmi i plotë i Moskës ndaj gjithë vendit, ukrainasit janë përballur me sulme të pamëshirshme dhe shkatërruese. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë ose plagosur.
Miliona të tjerë kanë humbur shtëpitë e tyre. Industritë, dyqanet, shkollat, spitalet dhe termocentralet e Ukrainës shkrumbohen çdo ditë, ndërsa janë shkatërruar tokat e saj pjellore. Fëmijët e saj janë jetimë, të traumatizuar ose të rrëmbyer. Pavarësisht apeleve të përsëritura, bota nuk ka arritur që ta ndalë këtëmasakër.
E megjithatë, Ukraina, me një ushtri të vogël dhe të keq-armatosur, ka vazhduar të luftojë. Heroizmi ukrainas është bërë aq i njohur, sa që po merret thuajse si i mirëqenë. Por ndërsa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po e përshkallëzon luftën , duke shkaktuar terror çdo natë mbi Kievin dhe qytete të tjera përmes qindra dronëve ushtarakë, ndërsa po dobësohet mbështetja dhe përpjekjet e SHBA-së për paqe, dhe ndërsa ushtarët e vijës së frontit të Ukrainës përballen me një lodhje ekstreme, një vetëkënaqësi e tillë duket gjithnjë e më e pavend.
Një pyetje jo më hipotetike, po bëhet gjithnjë e më reale dhe urgjente: çfarë do të ndodhë nëse Ukraina do të kapitullojë? Përgjigje: nëse do të ndodhë kolapsi i Ukrainës, ky do të ishtenjë dështim epik strategjik perëndimor, që do të barazohej ose do të tejkalonte kasastrofat e Afganistanit dhe Irakut.
Pasojat negative për Evropën, Britaninë, aleancën transatlantike dhe ligjin ndërkombëtar do ishin vërtet të frikshme. Vetëm ky mendim, duhet t’i kthjellojë dhe përqendrojë mendjet e zyrtarëve dhe ekspertëve perëndimorë. Që nga ditët e fundit të vitit 2023, kur u ndal kundërsulmi i ushtrisë ukrainase, u bë e qartë se Ukraina nuk do ta fitonte dot këtë luftë.
Për pjesën më të madhe të këtij viti, forcat ruse kanë përparuar në mënyrë të pandalshme në Donjeck dhe në sektorë të tjerë tëfrontit lindor, pavarësisht kostos së madhe. Kohët e fundit, vlerësohet se numri i të vrarëve dhe plagosurve nga radhët e ushtrisë ruse i tejkalon 1 milion. Megjithatë, ata vazhdojnë të përparojnë. Edhe pse nuk ka pasur ndonjë përparim të madh rus,
për mbrojtësit e bllokuar dhe të pafurnizuar të Ukrainës, lufta tani është një betejë e përditshme ekzistenciale. Madje është e habitshme se si ia dalin ta vazhdojnë luftën. Se sa gjatë Ukraina mund ta mbajë vijën e frontin në fushën e betejës dhe në mënyrë diplomatike dhe politike, kjo është vënë tashmë nën një dyshim serioz.
Sepse asaj i mungon fuqia punëtore, municionet dhe raketat interceptuese. Ajo ende mund të kundërpërgjigjet në mënyrë tëfuqishme. Pushtimi i rajonit rus Kursk dhe shkatërrimi i avionëve bombardues strategjikë të vendosur thellë brenda Rusisë muajin e kaluar ishin akte të jashtëzakonshme.
Por suksese të tilla të përkohshme, nuk e ndryshojnë çekuilibrin themelor të fuqisë apo drejtimin e përgjithshëm të kësaj lufte. Gjithnjë e më shumë, Ukrainës po i mungojnë miq të besueshëm, megjithëse ndoshta kështu ka qenë gjithmonë. Putinika mbledhur “koalicionin e tij të të vullnetshmëve” – Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe të tjerë – për të mbështetur makinerinë e tij të luftës.
Ekuivalenti perëndimor i një koalicioni të tillë, i udhëhequr nga Britania dhe Franca, është lënë në harresë. Vendosja e një “force sigurie” ushtarake në vendet kufitare me Rusinë, nuk mund të ketë ndonjë efekt. Për shkak të kokëfortësisë së Putinit dhe paaftësisë së Donald Trumpit, nuk kemi ende asnjë armëpushim për t’u respektuar dhe asnjë të mundshëm në perspektivë.
Duke folur nga Londra javën e kaluar, presidenti i Francës Emanuel Makron dhe kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, ripërsëritën premtimet e njohura për mbështetje të palëkundur ndaj Kievit. Fjalët e bukura janë të lehta për tu thënë, por ështëshumë më i vështirë garantimi i ndihmës ushtarake.
Ashtu si vendet e tjera evropiane, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca nuk kanë armë dhe materiale të përparuara në sasitë e kërkuara, që mund të garantohen vetëm nga SHBA-ja. Nëpërpjekje për të mbushur boshllëkun, kancelari i Gjermanisë Fridrih Merc propozon blerjen e sistemit raketor “Patriot” nga SHBA-ja për t’ia dhuruar Kievit.
Megjithatë, ashtu si BE-ja në tërësi dhe pjesëmarrësit në samitin e NATO-s muajin e kaluar, përparësia e Merc është vetëmbrojtja kombëtare. Ndërsa premton disa raketa për Ukrainën, ai
po 3-fishon shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë. Britania po bën pak a shumë të njëjtën gjë.
Trump, imazhi i dorëzimit të SHBA-së, mbetet problemi diplomatik më serioz për Kievin. Plani i tij i një armëpushimit 30-ditor u refuzua nga Moska, po ashtu edhe marrëveshjet tregtare SHBA-Rusi të ofruara prej tij. Pas muajsh shpifjesh ndaj presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe duke u marrë me Putinin, Trump ka arritur në përfundimin se udhëheqësi rus, një i akuzuar për krime lufte, flet “budallallëqe” dhe nuk mund t’i besohet për asgjë.
Tani presidenti amerikan, thotë se do të rifillojë furnizimet e kufizuara me armë mbrojtëse për Kievin, dhe mund të mbështesë vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Moskës. Por kjo nuk ka të bëjë me politikën apo parimet. Por më lëndimin e egos dhe sedrës së tij.
Edhe vetëm një fjalë lajkatuese nga “sivëllau” i tij në Kremlin,mund ta ndryshojë sërish situatën. Si të gjithë bullizuesit, Trumpfavorizon instinktivisht palën më të fortë. Nuk është çudi që Putini llogarit se mund ta lodhë Ukrainën, ta anashkalojëPerëndimin dhe ta fitojë luftën.
Por ende nuk ka humbur gjithçka. Me ose pa Trumpin, NATO mund të mbajë një qëndrim më të ashpër, duke imponuarkrijimin e zonave të ndalim–fluturimit mbi Ukrainën ende të papushtuar, duke neutralizuar raketat dhe dronët rusë. Pozicioni ushtarak është i qartë, dhe kauza ligjore dhe humanitare është shumë e fortë.
Rusia po shkel shpesh sovranitetin e fqinjëve të NATO-s. Përpjekjet e Putinit për shantazh me armët bërthamore, që e shqetësonin aq shumë Xho Bajdenin, janë të përbuzshme. Sikur të kishte guximin, NATO mund ta izolonte plotësisht Putinin.
Nëse dështon kjo qasje, duhet të vendosen pa vonesë tamëtejshme sanksionet e reja të SHBA-së dhe BE-së që synojnë eksportet e naftës ruse. Miliarda dollarë që mban Kremlini nëbankat perëndimore, duhet të sekuestrohen dhe përdoren për të paguar për armët dhe rindërtimin e Ukrainës.
Vendet që nuk i përmbahen kufizimeve si India, të cilat refuzojnë të sanksionojnë Kremlinin dhe përfitojnë nga lufta, duhet të ftohen të lexojnë raportin e ri tronditës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi egërsinë e krimeve të luftës ruse, dhe t’u thuhet të zgjedhin më në fund se në cilën anëdo të jenë.
Dy rezultate, duken tani më të mundshme: një luftë e përjetshme e bllokuar në një pikë të frontit ose kapitullim i Ukrainës. Dhe humbja e Ukrainës dhe një paqe sipas kushteve hegjemonike të Putinit, do të ishte një humbje për Perëndimin në tërësi, një dështim strategjik që do të paralajmëronte fillimin e një epokë konflikti të përhershëm dhe në zgjerim në të gjithë Evropën. Edhe për rusët, asnjëri nga 2 rezultat nuk do të përbënte njëfitore të qëndrueshme. Duhen bërë përpjekje më të mëdha për të bindur politikanët dhe publikun rus se kjo luftë, kaq shumë e kushtueshme për vendin e tyre në jetë njerëzish dhe para, mund të përfundojë përmes negociatave, se do të adresohen shqetësimet e tyre legjitime mbi sigurinë, dhe se alternativat
janë shumë më të këqija.
Por së pari, ata duhet të heqin qafe Putinin. Arkitekti kryesor i këtij tmerri, autori kryesor i turpërimit të Rusisë, duhet të rrëzohet nga pushteti dhe t’i dorëzohet drejtësisë ndërkombëtare. Ai që duhet të bjerë është Putini dhe jo Ukraina.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



