E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po u jepet dora e fundit përgatitjeve për Kuvendin e 18 dhjetorit/ Çfarë po ndodh brenda Pallatit të Kongreseve?
Lajme

Po u jepet dora e fundit përgatitjeve për Kuvendin e 18 dhjetorit/ Çfarë po ndodh brenda Pallatit të Kongreseve?

Zbulohen  të tjera detaje nga Kuvendi i thirrur nesër nga kreu i PD Lulzim Basha.

Siç mund të shihet nga këto pamje nga ambientet e brendshme të Pallatit të Kongreseve, përgatitjeve po u jepet dora e fundit.

Mësohet se verifikimi i delegatëve do të bëhet në hyrjen e hollit, ku janë vendosur tavolinat për komisionerët.

Ndërkaq në karriget e sallës është respektuar protokolli i masave anti-Covid duke lënë hapësirë mes delegatëve të ulur. Nuk mungojnë banerat me logon e Partisë Demokratike dhe sloganin “zgjedh të ardhmen”.

Basha e konsideron 18 dhjetorin si Kuvendin e vetëm të PD-së dhe si mundësinë për bashkim dhe zgjidhje të krizës.

Kujtojmë që Kuvendi i thirrur nesër nga Kryesia e PD-së do të zhvillohet një javë pas Kuvendit të iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Po nesër Berisha pritet të zhvillojë një referendum ku do t’u kërkojë anëtarëve të votojnë për shkarkimin e kryedemokratit Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.