Po vinte nga Tepelena për të vrarë ish-gruan e tij në Sarandë
Jeta e një gruaje është shpëtuar, pasi ish-burri i saj është vënë në pranga pak para se ta qëllonte me pistoletë.
Policia ka mundur të arrestojë 34-vjeçarin Kleo Hysi, me precedentë të theksuar kriminal, i cili kishte një pistoletë me vete.
Hysi kishte ardhur nga Tepelena në Sarandë për të vrarë ish-gruan e tij me inicialet F. Ç., banuese në qytetin bregdetar dhe nën e dy fëmijëve 9 dhe 13 vjeç.
Hysi ishte arrestuar në vitin 2020 për ‘vjedhje me dhunë në bashkëpunim’, ku pasi ka dhunuan Dhimitër Papën në atë kohë 91 vjeç, i kanë marrë 20 mijë lek të reja dhe një armë gjahu ‘Baikal’ ruse kalibër 12 mm.
Nuk dihet se si Hysi ka dalë nga burgu në një kohë kaq të shkurtër.
Mësohet se 34-vjeçari Kleo Hysi, gjithashtu ka shkelur edhe masën e sigurisë.
Gjykata e Sarandës e kishte lënë atë në ‘arrest shtëpie’ në banesën e tij në Kalivaç të Tepelenës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



