Pogradec, gruaja përplaset nga makina dhe lihet në rrugë
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:20 kur policia është njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, tek “Lapidari i Petrushës” është gjetur e dëmtuar një grua rreth 40 vjeçe, në anë të rrugës. Sipas policisë ajo dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja.
Gruaja e plagosur u transportua në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia thotë se u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



