E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pogradec/ Pranga 34-vjeçarit në Pogradec,  iu gjendën 1 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municione luftarake
Flash

Pogradec/ Pranga 34-vjeçarit në Pogradec, iu gjendën 1 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municione luftarake

Finalizohet operacioni policor i koduar “Përkatësia”, sekuestrohen 1 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak për to.

✅Mbanin pa leje, në banesë, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim nipi i tij.

✅Procedohet penalisht edhe një 23-vjeçar, pasi iu gjet në banesë, një armë gjahu, pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përkatësia”, në kuadër të të cilit:

-U arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. C., 19 vjeç, nipi i shtetasit A. P., të dy banues në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec. Gjatë kontrollit në banesën 34-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pushkë, si dhe krehër dhe municion i kësaj arme. Në këtë veprimtari kriminale dyshohet të jetë i përfshirë edhe shtetasi A. C., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale.

-U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi iu gjet në banesë, një armë gjahu të cilën e mbante pa leje.

Armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.