Policët që vodhën ndihmat për familjet e prekura nga tërmeti: Pakot kishin mbishkrimin e organizatës “Fundjava ndryshe”
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka zbardhur për mediat rastin e efektivëve të policiët të cilët u filmuan teksa vodhën 18 pako të ndihmave, të destinuara për familjet e prekura nga tërmeti.
SHÇBA bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, po ashtu për këtë ngjarje u procedurën penalisht dhe 2 shtetas për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Ndërkohë që 18 pakot kanë patur si mbishkrim emrin e organizatës “Fundjava ndryshe”.
Në produktet e sekuestruara, u gjetën, qumësht në kuti kartoni, vaj luledielli, makarona, oriz, sheqer, fasule, salçice e etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




