E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policët shkojnë ta arrestojnë, autori lëshon pitbullin, lëndohen dy oficerët
Lajme

Policët shkojnë ta arrestojnë, autori lëshon pitbullin, lëndohen dy oficerët

GREQI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Nice të Greqisë, teksa dy oficerë të policisë janë kafshur nga një qen pitbull me urdhër të personit që do vinin në pranga.

Sipas mediave greke bëhet me dije se qeni kafshoi në kyçin e këmbës një prej policëve, ndërsa kolegu i tij u plagos lehtë.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës kur një grua 50-vjeçare ka denoncuar në komisariat bashkëshortin e saj, duke i thënë policisë se ai e kishte dhunuar.

Pasi morën denoncimin, dy policët mbërritën në shtëpi për ta vënë në pranga të akuzuarin, teksa ai doli me qenin e tij duke i bërtitur pitbullit “haji!” Qeni iu bind dhe sulmoidy oficerët e policisë.

Të dy policët janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.