E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici në Kukës tenton të fusë  drogë nën çorape,  brenda në burg
Lajme

Polici në Kukës tenton të fusë drogë nën çorape, brenda në burg

Një punonjës policie në Kukës është arrestuar ditën e djeshme nga kolegët e tij pasi në çorape kishte fshehur një paketë me doza marijuane. Mësohet se polici i burgut Kukës në këmbën e majtë poshtë çorapes kishte fshehur 1 (një) paketë me mbishkrimin “Malboro” të mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm (natriban). Brenda kësaj “pakete” polici kishte futur 20 (njëzetë) doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr.

Pas kësaj kolegët e tij e kanë arrestuar dhe tani polici akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:

Në datë 19.07.2022, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë punonjësi i K.M me detyrë punonjës policie në IEVP Kukës, sepse rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i 1 (një) paketë me mbishkrimin “Malboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm (natriban), ku brënda saj ishin 20 (njëzetë) doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr.
Janë kryer veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal. Vazhdojnë veprimet hetimore për punonjës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.