E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici që vrau me skaf  të miturën në POTAM  shkon para gjykatës
Lajme

Polici që vrau me skaf të miturën në POTAM shkon para gjykatës

Një vit nga tragjedia në Potam të Himarës ku humbi jetën e mitura Jonada Avdia, prokuroria e ka çuar në gjykatë 9 persona.

Prokuroria ka marrë të pandehur përveç drejtuesit të skafit dhe 9 zyrtarë të policisë dhe bashkisë Himarë.

Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues Arjan Tase, të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

Mbi ish-policin do të rëndojë akuza e “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ndërsa ish zyrtarët e tjerë të bashkisë, organi i akuzës i ka çuar për gjykim me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet janë përqendruar në institucionet përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik dhe konkretisht Bashkia Himarë, Komisariati Himarë si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, duke u marrë në cilësinë e të pandehurve shtetasit:

Ish-Shefi Seksioni i Policimit në Komunitet në komisariatin e Policisë Elbasan, i cili përplasi me skaf të miturën që kishte ardhur me pushime në Shqipëri nga Anglia, rëndon akuza e “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte.

Fatos Muka, me detyrë shef i sektorit të kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë,

Neritan Buzi me detyrë shef stacioni në Stacionin e Policisë Kufitare, Dhërmi, në sektorin e kufirit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë

L. A., B.M. dhe K.H., me detyrë trupa shërbimi në mjetin lundrues BP06, të ngarkuar me kontrollin e vijës bregdetare në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi,

A. D. me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Himarë si dhe përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake në bashkinë Himarë akuzohen për shpërdorim detyre.

Ngjarja e cila solli reagime te shumta në Shqipëri dhe që u shoqërua edhe me protesta nga shoqëria civile por edhe nga pronarët e skafeve ndodhi me 3 gusht ne plazhin e Potamit ku efektivi i policisë, Arjan Tase goditi për vdekje me skaf vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia e cila ishte në breg të detit së bashku me babanë e saj dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.