E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici shtyn gazetaren e cila rrezikon të bjerë në greminë, ja momentet e tensionit
Publik News

Polici shtyn gazetaren e cila rrezikon të bjerë në greminë, ja momentet e tensionit

Një incident i rëndë ka ndodhur sot mes një efektivi të policisë dhe gazetares Anila Hoxha, në vendin e ngjarjes ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Siç mund të shihet edhe nga këto pamje që publikn Panorama, efektivi e ka shtyrë gazetaren e cila ishte prnë shiritit të verdhë që vendos policia për skenën e krimit.

Ajo që e bën më të rëndë këtë gjest është fakti që gazetarja ka rrezikuar jetën pasi efektivi e ka shtyrë drejt greminës, por fati ka qenë me Anila Hoxhën pasi e ka mbajtur një degë peme.

Ka qenë dhe operatori që po filmonte i cili e ka ndihmuar gazetaren të ngrihej, e cila ka shpërthyer e revoltuar me gjestin e efektivit duke i thënë: Cfarë polici je ti more, copa e injorantit. Po nuk ke faj ti, fajin e kanë ata që ju mbajnë në punë”.

‘Shpetova per pak, u kapa tek pema”.

Gazetarët kanë paralajmëruar se do të bëjnë kallëzim në prokurori në lidhje me këtë incident.

“Do të denoncoj dhe do merrem personalisht me ty. Rrugaç”, u shpreh e irrituar gazetarja.

Me tej teksa bisedonte me kolegët, gazetarja Hoxha sqaroi: “Më hodhi në humnerë, nuk po bëja asgjë. Po rrinim në shirit. Unë nuk jam person që sulmoj policinë, po rrinim në shirit. Kjo është e llahtarshme. Më hodhi ore”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.