Policia aksion “blic” antidroge, lëshohen mbi 30 urdhër-arreste
Një operacion i gjerë kundër trafikut të lëndëve narkotike është zhvilluar këtë të martë në Tiranë, duke përfshirë forca të shumta policore dhe struktura hetimore.
Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, janë lëshuar më shumë se 30 urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve. Aksioni vjen pas një periudhe hetimore të zgjatur, ku janë mbledhur prova për një rrjet të organizuar kriminal.
Deri në këto momente, një pjesë e urdhrave të arrestit janë ekzekutuar, ndërsa kontrollet dhe ndërhyrjet vijojnë në disa zona të kryeqytetit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që numri i të ndaluarve të rritet në orët në vijim.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi strukturën e grupit apo sasinë e lëndëve narkotike të sekuestruara, por theksojnë se bëhet fjalë për një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve të shpërndarjes së drogës në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



