E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia aksion në një banesë në Lezhë, arrestohet 66-vjeçari
Lajme

Policia aksion në një banesë në Lezhë, arrestohet 66-vjeçari

Policia e Lezhes ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtjes pa leje të municioneve luftarake dhe lëndëve eksplozive.

Në pranga është vënë një 66-vjeçar, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në bashkëpunim me DVP Dibër, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

“Shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojmë armë zjarri, lëndë narkotike apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Baza”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 66 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Dibrës, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.