Policia arreston të riun nga Kukësi, por shoku i tij…
Zbardhet vjedhja e ndodhur në orët e para të se henes, 23 shtator, në fshatin Bardhoc si dhe dokumentohen dhe dy vjedhje të ndodhura më parë në fshatin ne Kukës.
Arrestohet 24-vjeçari, si dhe shpallet në kërkim shoku i tij, si autorë të dyshuar të vjedhjeve.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, pas një pune të mirëorganizuar, zbardhën dhe dokumentuan vjedhjen e ndodhur në fshatin Bardhoc, ku si rezultat u arrestua njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi K. J., 24 vjeç, banues në Kukës.
Si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shtetasi A. K., (Sh), 21 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se gjatë orëve të para të datës 23.09.2019, në fshatin Bardhoc, kanë vjedhur një sasi lekësh, në lokalin e shtetasit Rr. D.
Nga tërësia e veprimeve hetimore, dyshohet se këta dy shtetas janë autorë dhe të dy vjedhjeve të ndodhura më parë po në fshatin Bardhoc, konkretisht:
Më datë 01.06.2019, në fshatin Bardhoc kanë vjedhur karburantin e një shtetasi, ku kanë marrë një sasi lekësh.
Më datë 05.09.2019, në fshatin Bardhoc kanë vjedhur lokalin e një shtetasi, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe disa steka cigareje.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vjedhja”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



