E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia bllokon lundrimet në lumin e Shalës, qytetarët protestojnë dhe turistët mbeten në rrugë
Lajme

Policia bllokon lundrimet në lumin e Shalës, qytetarët protestojnë dhe turistët mbeten në rrugë

VIDEO

Në këtë pikë të sezonit turistik, ndërsa zonat turistike janë mbushur plotë me vizitorë, situata në Lumin e Shalës ka shkaktuar shqetësime të mëdha. Për 4 ditë, turistët e huaj nuk janë lejuar të hyjnë në këtë destinacion të preferuar, duke qenë të bllokuar në mes të rrugës. Një qytetar ka denoncuar se policia në këtë zonë nuk i lejon anijet të kalojnë, pasi disa prej tyre lundrojnë në lumin Drin pa dokumentacion.

Policia e Shtetit ka kërkuar licencë dhe patenta nga operatorët e anijeve, dhe shumica prej tyre tregojnë se kanë marrë patentat dhe plotësuar kurset e nevojshme. Megjithatë, problemi qëndron te licenca që duhet t’u japin institucionet, dhe operatorët ankohen se prej 2 vitesh nuk ua japin atë. Kjo ka shkaktuar tensione dhe protesta nga banorët, të cilët ndihen të braktisur nga shteti, ndërsa situata është shumë e rënduar edhe për turistët që nuk mund të arrijnë në destinacionin e dëshiruar.

Turistët janë mbetur në mes të rrugës, duke udhëtuar me ditë të tëra për të vizituar Lumin e Shalës dhe, me bllokimin e rrugëve, ata nuk kanë mundur të kalojnë. Edhe banorët e zonës janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar edhe tunelin, për të treguar shqetësimin e tyre ndaj situatës aktuale.

Qytetarët ankohen se edhe në raste emergjente apo fatkeqësi, policia nuk lejon kalimin me anije të vogla ose të mëdha. Ndërsa banorët, që punojnë me anije, shprehin keqardhjen se policia nuk i kontrollon dhe nuk i lejon të kalojnë, edhe pse kanë dokumente të rregullta. Situata tregon tension dhe kërkesa për zgjidhje, pasi turistët e huaj dhe banorët e zonës janë ndalur në mes të një çuditërie dhe skandali që ka ndikuar negativisht në vizitat turistike dhe ndjenjat e vendasve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.