E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Kakavijës i sekuestron 45 mijë euro në çantë gjirokastritit
Flash

Policia e Kakavijës i sekuestron 45 mijë euro në çantë gjirokastritit

Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar një 54-vjeçar nga fshati Dhuvjan i Gjirokastrës që të shkojë në Greqi me afro 45 mijë euro me vete, pasi sipas ligjit, ai duhej t’i deklaronte ato.

Policia e Shtetit tha se shërbimet e Policisë Kufitare i kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare ushtruan kontroll në vijën e dytë dhe gjetën në çantën e Dh.P, 44 750 euro, të cilat iu sekuestruan.

“Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi” thuhet në njoftim.

Në vazhdim, dosja e tij u dërgua në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për Dh.P, 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan të Gjirokastrës për dy akuza: “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.