E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Kosovës: Protestuesit hodhën gaz lotsjellës, reaguam me spraj
Bota

Policia e Kosovës: Protestuesit hodhën gaz lotsjellës, reaguam me spraj

Pas ngjarjeve mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Republikës së Kosovoës, policia ka dalë me një komunikatë për media.

Policia theksoi se sot në veri është paralajmëruar për protesta dhe tubime prandaj dhe Policia e Kosovës, duke e njohur të drejtën për tubime e protest paqësore, po kujdeset për ruajtjen dhe qetësinë, përfshirë edhe detyrat e përcaktuara sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Më tej në njofitm thuhet se protestuesit janë tubuar në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku në hyrje të objektit të Komunës së Zveçanit protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës janë përpjekur të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur brenda komunës. Policia është kundërpërgjigjur me sprej, për të vënë situatnë nën kontrollë.

“Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, përfundon njoftimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.