E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga Italia 14 ditët e fundit
Publik News

Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga Italia 14 ditët e fundit

Kryeministri Edi Rama konfirmon se Policia e Shtetit më në fund ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë nga Italia në Shqipëri 14 ditët e fundit.

Kreu i qeverisë sqaron se nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresave të tyre, po vazhdon operacioni i posaçëm i sensibilizimit dhe monitorimit. Shefi i qeverisë thekson faktin se kush nuk zbaton rregullin e vetëkarantinimit do gjobitet me 5 mijë euro.

Rama gjithashtu publikon edhe mesazhin që u është dërguar këtyre qytetarëve.

Postimi i plotë

POLICIA E SHTETIT KA IDENTIFIKUAR TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË QË KANË HYRË NGA ITALIA NË 14 DITËT E FUNDIT. PASI KA DISPONUAR NUMRAT E TELEFONIT DHE ADRESAT E TYRE PO VAZHDON OPERACIONIN E POSAÇËM TË SENSIBILIZIMIT DHE MONITORIMIT TË TYRE

BASHKËNGJITUR ËSHTË MESAZHI QË U ËSHTË DËRGUAR KËTYRE QYTETARËVE DHE DO TË VIJOJNË TROKITJET NË DYERT E TYRE PËR T’U SIGURUAR SE PO ZBATOJNË DETYRIMIN E VETËKARANTINIMIT 14 DITOR. SHKELJA E KËTIJ DETYRIMI NDËSHKOHET ME 5 MIJË EURO DHE SHKELËSI DO TË NDALOHET TË DALË NGA SHQIPËRIA PA PAGUAR GJOBËN!

NDJESË 1000 HERË? PO KJO ËSHTË LUFTË DHE NDRYSHE NUK FITOHET!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

sms.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.