E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shtetit: Rrini në shtëpi, këtë vit nuk ka festë në shesh në natën e ndërrimit të viteve
Lajme

Policia e Shtetit: Rrini në shtëpi, këtë vit nuk ka festë në shesh në natën e ndërrimit të viteve

Policia e Shtetit ka dalë ditën e sotme me një deklaratë zyrtare në lidhje me planin e masave mbi festat e fundvitit. Ndryshe nga çdo vit është planifikuar që nuk do të kemi festime masive dhe në rrugë, as për natën e sotme që është Krishtlindja dhe as për natën e ndërrimit të viteve, për shkak të situatës së koronavirusit.


Gjithashtu Policia e Shtetit ka bërë apel që të gjithë qytetarët të festojnë në shtëpi pranë familjarëve të tyre.

Kujtojmë se sot futen në fuqi edhe masat e reja shtrënguese, nga ora 20:30 duhet të jemi brenda në shtëpi.

Policia e Shtetit, nëpërmjet këtyre masave synon që festa e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri të mos veniten nga episode të mundshme paligjshmërie, pavarësisht se ndryshe nga çdo vit nuk do të kemi festime masive dhe në rrugë, as për natën e sotme dhe as për natën e ndërrimit të viteve, për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, pasi masat e reja kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 20:30 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.