Policia: Gruevski doli nga Shqipëria me makinën e ambasadës hungareze, pse nuk u arrestua…
Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare nga Policia e Shtetit.
“Shtetasi Nikola Gruevski, më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë”, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Shtetit.
“Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”, sqarohet më tej në njoftimin e Policisë.
Në njoftimin zyrtar, Policia nuk bën me dije se si ka hyrë Gruevski në vendin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



