E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia i heq patentat dhe gjobit disa shoferë, mes tyre edhe turistë
Publik News

Policia i heq patentat dhe gjobit disa shoferë, mes tyre edhe turistë

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, policia e shtetit ka marrë një sërë masash ndaj shoferëve, që ecin tej normave të lejuara në autostradën Fier – Vlorë – Fier.
 policia

Policia i ka hequr patentat plot 11 shoferëve dhe ka gjobitur dhe ka vendosur 35 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

 

Nga ana tjetër policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të ecin me shpejktësi në normat e lejuara, pasi shpejtësia vret.

Njoftimi i plotë:

Në autostradën Fier – Vlorë – Fier

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me në autostradën Fier-Vlorë-Fier, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 145 km/h deri në 201 km/h në kulmin e trafikut.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 11 leje drejtimi për shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, janë vendosur 35 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos

#MosPërdoralkoolgjatë drejtimit të makinës

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.