E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia identifikon informatorin i autorëve të atentatit në Rinas
Flash

Policia identifikon informatorin i autorëve të atentatit në Rinas

Detaje të reja nga vrasja e Gilmando Danit

 

Zbulohen detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur sot pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë shoqëruesi i tij Mustafa (Muço) Sheqeri, i njohur edhe si Shaljani.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë i ngjajnë një filmi aksion me skenar të përkryer. Ngjarja duket se është realizuar me kujdes dhe me detaje, ndonëse hetuesit kanë konstatuar disa shenja pakujdesie që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve.

Sipas burimeve të policisë, një prej personave të përfshirë, i cili dyshohet se kishte rolin e vëzhguesit dhe informatorit, është tashmë identifikuar nga grupi hetimor. Ai është parë duke ndjekur viktimën dhe shoqëruesin e tij që nga momenti kur dolën nga aeroporti, duke i ndjekur deri në parkimin ku kishin lënë automjetin e tyre, një Toyota, që rezulton të jetë përdorur edhe nga autorët e atentatit.

Personi që i ruante fillimisht mbante syze, por më pas i hoqi dhe nuk kishte asnjë maskë mbuluese, gjë që e bëri më të lehtë identifikimin nga ana e hetuesve. Burime policore bëjnë me dije se ai qëndronte jo më larg se 30 sekonda nga vendi ku ndodheshin shënjestra dhe i plagosuri, duke komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me bashkëpunëtorët e tij.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka tronditur kryeqytetin dhe ka rikthyer në vëmendje luftën mes grupeve kriminale të përfshira në atentate të njëpasnjëshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.