“Policia, lëshoje armën në tokë”, arrestohen 2 persona në Tiranë
Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në vijim të masave për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të tilla.
Gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas që qarkullonin me automjet, duke mbajtur armë me vete. Njëri prej tyre ishte i dënuar më parë për krime kundër personit.
Shtetasit e arrestuar janë:
-
I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.
-
B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik në Mjull Bathore, Policia sekuestroi:
-
1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë të saj (në posedim të I. D.)
-
1 armë gjahu tjetër (në posedim të B. Xh.)
Kontrolli në banesën e I. D. zbuloi dhe sekuestrimin e:
-
2 armëve të zjarrit pistoleta
-
Municionit luftarak
-
1 arme të ftohtë
-
Një sasie të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.
Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me automjet, me armë me vete, njëri prej tyre i dënuar më parë për krime kundër personit.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hunter”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



