E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia ndalon aktorin Olsi Bylyku, theu rregullat e koronavirusit
Lajme

Policia ndalon aktorin Olsi Bylyku, theu rregullat e koronavirusit

Ditën e sotme policia ka ndaluar aktorin e njohur Olsi Bylyku pasi ka shkelur masat e marra nga qeveria për koronavirusin, për bllokimin e qarkullimit të automjeteve me përjashtim të atyre që marrin autorizimin.

Bylyku është ndaluar në një nga postblloqet në kryeqytet dhe pasi u konstatua se nuk kishte marrë autorizim për të lëvizur me makinë është shoqëruar nga policia deri në shtëpi.

Nga ana tjetër bëhet me dije se kohët e fundit aktori ka lëvizur drejt shtetit fqinj, pra në Itali dhe është kthyer në vendin tonë më 8 mars.

Gjatë këtyre ditëve ai ka lëvizur i lirë duke mos respektuar një tjetër vendim të rëndësishëm, vetëkarantinimin me 14 ditë për të gjithë ata që kanë udhëtuar në zona të prekura nga koronavirusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.