E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia nis shoqërimet pa nisur protesta, “kapen” tre të rinj që po qëndronin para Kryeministrisë
Publik News

Policia nis shoqërimet pa nisur protesta, “kapen” tre të rinj që po qëndronin para Kryeministrisë

Policia në Tiranë ka nisur shoqërimet, pa nisur ende protesta e pestë e paralajmëruar për orën 18:00.

Tre të rinj kanë qenë duke qëndruar në trotuarin përballë me Kryeministrinë, por janë shoqëruar nga dy efektivë të “Shqiponjave” pasi këtyre të fundit iu janë dukur “të dyshimtë”.

Forcat e policisë që ndodhen në ruajtje të institucioneve po ndalojnë thuajse çdo grupim me dy apo më shumë të rinj që qëndrojnë në këtë zonë.

Pasi janë shoqëruar në një zonë tjetër, të rinjve iu është kërkuar dokumenti i identifikimit, ndërsa njërit prej tyre i është vendosur gjobë për mosmbajtjen e maskës, më pas ata janë lënë të lirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.