Policia nuk ndalon dot ‘kriminelin’ me skuter, jo më të arrestojë të vërtetët
Prej ditës së sotme, në Shqipëri ka hyrë në fuqi ndalimi i përkohshëm i monopatinave elektrike, si masë emergjente pas shtimit të aksidenteve të lidhura me përdorimin e tyre.
Ky vendim u mor një ditë më parë nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe nisi të zbatohet që në orët e para të mëngjesit, kur dhjetëra monopatina u bllokuan dhe sekuestruan.
Por në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë Zogut të Zi, një i ri refuzoi t’i bindet urdhrit të policisë duke u arratisur me monopatinë e tij. Pamjet, të cilat mund t’i ndiqni në videon e siguruar nga JOQ, tregojnë momentin kur i riu afrohet pranë postobllokut, por nuk ndalet, duke u larguar shpejt, ndërsa policët nisën ndjekjen e tij në mënyrë të pamjaftueshme efikase.
Autoritetet paralajmërojnë se çdo monopatinë e kapur në qarkullim do të bllokohet deri në urdhër të ri, ndërkohë që Ministria e Brendshme po përgatit rregulla dhe standarde të reja për përdorimin e tyre, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



