E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia publikon fotot  dhe vë shpërblim :  5000 euro për çdo informacion që do të çojë në kapjen e tyre
Lajme

Policia publikon fotot dhe vë shpërblim : 5000 euro për çdo informacion që do të çojë në kapjen e tyre

Tentuan të grabisnin institucionin financiar në Tiranë

Blutë e Tiranës kanë siguruar fotot e autorëve të dyshuar nëpërmjet pamjeve filmike të sekuestruara.

Ndërkohë është vendosur shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, më datë 06.01.2024, jemi njoftuar për një vjedhje, të mbetur në tentativë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve, në një institucion financiar në kryeqytet.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.