Policia qëllon me plumb gome gazetarin gjatë protestës
Gazetari i A2 CNN, Armand Brajmi, është goditur me plumb gome në shpatull, teksa raportonte nga protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Ngjarja është shënuar gjatë tubimit të zhvilluar në kryeqytet, ku vijojnë përplasjet dhe tensionet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Pas incidentit, Brajmi ka bërë të ditur se plumbi e ka prekur në mënyrë tangenciale, duke shmangur pasoja më të rënda. Gazetari ka konfirmuar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Protesta e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e shtatë radhazi, ndërsa situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetet e tensionuar.
Goditja e gazetarit gjatë raportimit nga terreni ngre shqetësime për sigurinë e përfaqësuesve të medias, të cilët ndjekin nga afër zhvillimet dhe informojnë publikun për situatën në protestë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



